Vizitë e Kryetarit Rama, në Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica

Prishtina

Vizitë e Kryetarit Rama, në Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:36
“Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica

Komuna e Prishtinës, ju njofton se me rastin e 30 vjetorit të Shtëpive-Shkolla, Kryetari Rama së bashku me ekipin e tij, do ta vizitoj Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës mbarë popullore kundër regjimit serb.

Vizita do të ndodhë nesër me datë 27.01.2022, duke filluar nga ora 12:00 me ç‘rast Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama do të mbajë një fjalim rasti lidhur me rëndësinë e këtyre shtëpive dhe rëndësinë e personaliteteve të asaj kohe të cilët u organizuan dhe ofruan shtëpitë e tyre për vazhdimin e arsimit shqip përgjatë viteve të 90-ta.

Në vizitë, marrin pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit z. Fehmi Kupina, disa prej anëtarëve të grupit punues, disa prej Drejtorëve të Komunës së Prishtinës, si dhe personalitete të rëndësishme të cilët kontribuan në mbijetesën e arsimit shqip gjatë asaj periudhe.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje, gjithmonë duke i respektuar masat Anti-Covid të vendosura nga Qeveria me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat