Rama tregon pse i prekte kubëzat e betonit: Shiqoji, katastrofë

Prishtina

Rama tregon pse i prekte kubëzat e betonit: Shiqoji, katastrofë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:01
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpjeguar një video të tij që është bërë virale duke i prekur disa kubëza në një rrugë për këmbësorë.

Rama për herë të parë ka folur për atë video ku ka thënë se produkti është katastrofal dhe se nuk duhet të përdoren kurrë.

“Janë produkt katastrofal. Nuk duhet të përdoren kurrë. Shiqoji, katastrof”, tha ai.

Ai thotë se ka produkte shumë më të mira vendore se sa këto që po vijnë.

“I kemi pasur tradicionalisht kalldërmat. Kemi gurë të vendit. Shumë më kualitet. Ai i sheh si janë vendosë. As ato që janë të vendosura nuk janë mirë. Baza duhet të jetë që ato të vijnë në vend të vet. E keni parë edhe në Muharrem Fejza. Është mëkat. Në kontratë e kanë këtë material. Është hajgare cka kemi bo. Është gjynah edhe për qytetarin që të ecë mbi to. Krijohen gropa se bazat përfundi nuk janë mirë të krijuara. As shtresat. Të gjitha këto janë probleme që shfaqen në sipërfaqe. Nuk mundesh me iu ikë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat