Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave

Prishtina

Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave

Më: 24 janar 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës, sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, me ç’rast, ka potencuar se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar komunës së Prishtinës.

E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se: Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme “Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.”, është bërë e ditur në reagim.

Komuna e Prishtinës ka shtuar se nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat