Abdixhiku viziton një çerdhe në Prishtinë: Me propozimin e LDK-së, paga e edukatoreve 650 euro

Prishtina

Abdixhiku viziton një çerdhe në Prishtinë: Me propozimin e LDK-së, paga e edukatoreve 650 euro

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:37
Foto nga vizita

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me gruan e tij, Albinën, kanë vizituar sot institucionin parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë, ku u takuam me edukatoret e këtij kopshti.

Abdixhiku tha se me propozimin e LDK-së për koeficient, paga bazë e edukatoreve do të ngrihej në 650 euro.

“Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

I pari i LDK-së tha se premtimi i LVV-së për ndërtimin e 160 çerdheve është vetëm një mashtrim pasi që tash e dy vite nuk është ndërtuar asnjë.

“Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”, shkroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat