“Pastrimi” me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Prishtina

“Pastrimi” me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 15:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të organizuan sot aksionin humanitar për dhurimin e gjakut në ambientin e kësaj kompanie.

Sipas njoftimit për media, aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është organizuar  me iniciativë dhe koordinim të Kompanisë “Pastrimi”, dhe Qendrës Kombëtare të Transfurzionit të Gjakut, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

“Kjo iniciativë vullnetare ka për mesazh simbolin e humanitetit për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe që janë të shtrirë nëpër spitale apo të lënduar nga aksidentet”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Ndryshe, nuk është hera e parë që Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë organizon një aksion të tillë humanitar për dhurim të gjakut,

Kjo kompani bënë apel tek të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë të jenë pjesë e kësaj iniciative vullnet mirë, sepse vetëm kështu mund t’i kontribuojmë shëndetit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat