Prishtina, edhe në këtë vikend, me ajër të rëndë dhe të pashëndetshëm

Prishtina

Prishtina, edhe në këtë vikend, me ajër të rëndë dhe të pashëndetshëm

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 13:32
Ilustrim

Ajri në Prishtinë ka kaluar në shkallë të larta të ndotjes, sidomos gjatë ditës së djeshme dhe paradites së sotme.

“Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10“, thuhet në komunikatën e dërguar sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK). Raporti tregon se gjatë këtyre dy ditëve, me rënien e temperaturave, është përkeqësuar gjendja e cilësisë së ajrit, gjë të cilën e tregon edhe grafika më poshtë.

“Kushtet e motit te cilat kane filluar nga pasditja e datës 17.12.2016 dhe vazhdojnë edhe sot, paraqesin një gjendje te pafavorshme për shpërndarjen e ndotësve në ajër dhe vije deri te përkeqësimi i cilësisë së ajrit, sepse në këto raste, kur paraqitet inversion i temperaturave dhe nuk ka lëvizje të rrymave të ajrit, që nënkupton gjendje qetësie të ajrit, ndotësit që emitohen në ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje të shtëpive (në sezonin dimërore) bënë që këta ndotës të akumulohen në shtresa të ulëta të troposferës dhe të mos shpërndahen në shtresa më të larta të ajrit”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Ndërkohë, cilësia e ajrit në Prishtinë edhe në mesditë, sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, del të jetë ' SHUMË I PASHËNDETSHËM'.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat