Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Kurban Bajrami është festë e solidaritetit posaçërisht me ata që jetojnë në kushte më të rënda”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
“Paqe e lumturi për të gjithë juve dhe uroj që këtë festë ta kaloni me më të dashurit tuaj”.