Qytetarja shokohet në QKUK, i kërkohet t’u bleje mjekëve mantelë për operacion - Bota Sot
Qytetarja shokohet në QKUK, i kërkohet t’u bleje mjekëve mantelë për operacion

Prishtina

Qytetarja shokohet në QKUK, i kërkohet t’u bleje mjekëve mantelë për operacion

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:49
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më shumë është në fokus të medieve për skandalet që i bën se sa për ndonjë përparim shkencor.

Mu për këtë arsye shumë qytetarë detyrohen që të paguajnë mijëra euro për mjekim jashtë vendit, sepse QKUK-ja e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë qytetarët

Një qytetarë që ka operuar gjurin në Klinikën e Ortopedisë në QKUK ka publikuar një tjetër gjë të çuditshme që ndodh aty. Ajo ka publikuar në Facebook faturën, e cila dëshmon se ajo ka paguar mantelët sterilë për mjekët që do ta operonin.

Duda Daka është skandalizuar nga kjo kërkesë e mjekëve të QKUK-së.

Asaj, përveç gjilpërave, i është kërkuar edhe blerja e 10 mantelëve për mjekët.

“Nëse bëheni operacion në QKUK/Ortopedi, përpos medikamenteve duhet me ble edhe gjilpëra dhe mantelë për mjekët që të bëjnë operacion. Paramendoni, ja shikoni se si i ka shkruar mjeku se çka duhet. Ja edhe fatura: 10 mantela për 10 mjekë. Kuku bre, çka po ndodh me neve?? Se 10 mjekë do të bëjnë operacion të gjurit. Mjerim, trishtim”, ka shkruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test