Pacolli homazhe tek Jasharajt - Bota Sot
Pacolli homazhe tek Jasharajt

Prishtina

Pacolli homazhe tek Jasharajt

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:13
Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Prekazi shërben si udhërrëfyes për të kujtuar themelet e lirisë.

Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Prekazi shërben si udhërrëfyes për të kujtuar themelet e lirisë.

Postimi i Pacollit:

Sot bashkë me zyrtarë të Aleancës Kosova e Re në nivel lokal e qendror por edhe me zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës bëmë homazhe tek varret në kompleksin memorial të Jasharajve me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi heroik na shërben çdo herë si udhërrëfyes për të kujtuar se themelet e lirisë dhe asaj çfarë gëzojmë sot janë të vëna me sakrificë e gjak e si rrjedhojë në secilin veprim që ndërmarrim, dashuria për atdheun dhe puna me nder nuk duhet të mungojnë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test