Sistemi i ri i kanalizimit diskriminon një pjesë të banorëve në Prishtinë - Bota Sot
Sistemi i ri i kanalizimit diskriminon një pjesë të banorëve në Prishtinë

Prishtina

E martë, 20 nëntor 2018

Sistemi i ri i kanalizimit diskriminon një pjesë të banorëve në Prishtinë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Rregullimi i sistemit të kanalizimit dhe rregullimi i këtij problemi në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, ka ngjallur pakënaqësi dhe reagime te disa banorë e biznese. Ata po ankohen se Komuna nuk po i lejon që të inkuadrohen në këtë sistem. Por, këta të fundit mohojnë ndonjë përjashtim, dhe kërkojnë respektimin e procedurave për kyçje në projekt.

Është një prej rrugëve me më së shumti qarkullim dhe biznese përreth.

Këtu po instalohet kanalizimi sepse banorët dhe lokalet prej kohësh janë ankuar për probleme me sistemin e vjetër të kanalizimit.

Por, bizneset dhe banorët në anën e majtë të rrugës nuk janë paraparë në projekt që të kyçen në kanalizim. Prandaj, pronarë të bizneseve po ankohen dhe kërkojnë qasjen në kanalizimin përgjatë rrugës.

Këtë kërkesë e ka shqyrtuar Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës.

Në këtë drejtori sqarojnë mundësinë për kyçje në kanalizim të banorëve dhe bizneseve rreth rrugës.

Prapa kamerave, banorët kanë thënë se kanalizimi është bërë ekskluzivisht për nevojat e Hotelit Swiss Diamond, drejtor i të cilit është nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Një gjë e tillë është mohuar nga Mehmeti, duke treguar edhe kohën e tenderimit të këtij projekti që nuk përputhet me qeverisjen në të cilën është pjesë edhe Pacolli.

E nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka përjashtuar çfarëdo mundësie që Hoteli Swiss Diamond të ketë lidhje me projektin. Ai për televizionin 7 ka shfaqur dokumente që tregojnë se kanalizimi i hotelit shkon në një rrugë krejt tjetër.

Punimet në rrugën Fehmi Agani të cilat në projekt parashihen të zgjasin 60 ditë, kanë shkaktuar telashe në qarkullim, por një intervenim i tillë sipas Komunës ka qenë i domosdoshëm për shkak të kërkesave të vetë banorëve që kanë pasur vështirësi me sistemin e vjetër të kanalizimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test