Gjykata Themelore në Prishtinë emëron koordinator për rastet e gazetarëve - Bota Sot
Gjykata Themelore në Prishtinë emëron koordinator për rastet e gazetarëve

Prishtina

E hënë, 19 nëntor 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë emëron koordinator për rastet e gazetarëve

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:31
Pallati i Drejtësisë

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka emëruar gjyqtarin, Arben Hoti, si koordinator të kësaj gjykate për rastet e medieve dhe gazetarëve. Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme, nënkryetari i kësaj gjykate, Arben Hoti, do të jetë koordinator i rasteve të gazetarëve. “Ju njoftoj se për rastet e medieve dhe gazetareve që trajtohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kemi emëruar koordinator, gjyqtarin-nënkryetarin e Gjykatës, Arben Hoti. Andaj, për çdo rast (lëndë) që trajtohet në GJTH të Prishtinës dhe degëve të saj, mund ta kontaktoni gjyqtarin Hoti”, bënë të ditur kryetarja Bytyçi.

Emërimi i gjyqtarit Arben Hoti, si koordinatori për rastet e medieve dhe gazetarëve vjen pas një takimi të zhvilluar ditë më parë ndërmjet përfaqësueseve të AGK-së, me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin dhe kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, me ç’rast ju është dorëzuar kërkesa zyrtare për emërimin e një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke e parë kështu ngarkesën e madhe të cilën e ka kjo gjykatë me lëndët e medieve dhe gazetarëve.
 
AGK mirëpret emërimin e koordinatorit Hoti në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sepse, besojmë se tani e tutje këto lëndë do të trajtohen me prioritet dhe seriozitet nga ana e gjykatës, gjë që pashmangshëm do të ndikoj në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve në Kosovës si dhe rritjen e profesionalizmit te mediet. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon të gjitha mediet dhe gazetarët të cilët gjenden në çfarëdo kontesti gjyqësor, qoftë civil apo penal, e që janë në pritje të procedimit të rasteve, të na kontaktojnë duke na e dërguar numrin e lëndës, sepse do të krijohet një databazë me rastet e medieve dhe gazetarëve, e cila, do t’i dorëzohet koordinatorit të sapo emëruar, në mënyrë që këto lëndë të marrin një epilog sa më të shpejtë gjyqësorë.

Kujtojmë se përveç koordinatorit të sapo emëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, edhe Prokuroria e Shtetit ka emëruar një Koordinator Nacional për rastet e gazetarëve si dhe në secilën Prokurori Themelore është caktuar nga një koordinator i posaçëm cili do të merret ekskluzivisht me lëndët e gazetareve.

Prandaj, AGK vlerëson përkushtimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që më në fund rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritetin dhe seriozitetin maksimal, duke ndikuar kështu që të krijohet një ambienti i përshtatshëm dhe i sigurtë në të bërit gazetari në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test