Ky është qyteti që ka më së shumti të vdekur nga COVID-19 në Kosovë - Bota Sot
Ky është qyteti që ka më së shumti të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Prizreni

Ky është qyteti që ka më së shumti të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19.

Por ky qytet është në krye edhe të listës së komunave për më së shumti vdekje nga Covid-19 në vend, me gjithsej 17 të tilla.

Përgjegjësit lokal të shëndetësisë, thonë se shkak për këtë, sipas të gjitha gjasave është mosha e shtyer e shumicës prej të ndjerëve.

Por se vdiqën vetëm nga shëndeti i ligë nuk e thotë edhe dikush nga opozita e kësaj komune.

Kryetar i degës së PDK-së, thotë se në këtë çështje ndikoi fshehja e rasteve pozitive qysh në fillim të pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat