Si të pastrohesh për seksin anal

Seksi

Si të pastrohesh për seksin anal

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 3 qershor 2019 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Një pyetje që marr shumë shpesh, ka të bëjë me pastrimin para seksit anal.

Higjena anale ka të bëjë me higjenën në pjesët e anusit. Me nje higjenë të kujdesur, mund të qëndrosh i qetë dhe relaksuar gjatë seksit, duke siguruar një eksperiencë pozitive për ty dhe partnerin. Mund të kujdesesh për pastrimin e pjesëve anale duke përdorur metoda për pastrimin e brëndshëm dhe të jashtëm. Higjena e jashtme nënkupton një pastrim të përhershëm të zonës,por dhe para marrëdhënies seksuale. Këtë mund ta bësh me sapun dhe ujë, duke u pastruar në mënyrë të rregullt në shtëpi, BËNI APO NUK BËNI SEKS. Mund të depilosh zonën tënde anale, por kjo sigurisht është një zgjedhje estetike personale ( vjen dhe me problematika si qimet që rriten nën lëkurë ose irritime të vogla)

Ndërkohë qëe metodat e pastrimit të brëndshëm janë po ashtu të rëndësishme, sa rutina e pastrimit të jashtëm. Mënyra më e mirë për të patur një pastrim të brëndshmë në nivel është pa dyshim një dietë ushqimore e shëndetshme dhe e pasur me fibra. Metoda tjetër e dushit, nuk është e domosdoshme për higjenën anale, por disa njerëz preferojnë të përfshijnë dhe këtë faze gjatë pastrimit anal. Këshilloj që pastrimi të bëhet me kujdes për të evituar incidente.

Dieta

Një dietë e shëndetshme siguron një shëndet të zonës anale dhe rektumit. Jo vetëm që një regjim i mirë ushqimor ju bën të ndiheni më mirë, por dhe pjesa juaj e mbrapme do të ndihet më mirë,. Ju nuk do të keni mbetje ose fekale kompakte që mund të shkaktojnë plagë.

Si të bëjmë një dush anal

Pajisjet kryesore janë enemat, apo llojet e ndryshmeve të pajisjeve që realizojnë dushin. Është e këshillueshme që të gjeni pajisjen që më mirë ju përshtatet. Këshilla që mund të ju jap, është që të tregoheni bazik dhe mos e komplikoni shumë situatën. Në fund është e nevojshme që të pastroni deri në 10-15 cm dhe jo gjithë zorrën e trashë. Kini kujdes me sasinë e ujit që vendosni në anus. Është thjeshtë një pastrim i lehtë dhe xhentil.

Pastrimi anal, rreziku nga pastrimi i tepërt

Pastrimi i tepërt anal ( pastrim shumë i thellë, pastrim me shumë forcë, pastrim më shumë ujë), mund të sjellë probleme si varësia nga pastrimi, irritime anale, prodhim i më shumë sekrecioneve, konstipacion nga kontraktimi i rektumit e kshu me rradhë. Vendosja e pajsjes me dhunë, pastrimi shumë i thellë, mund të sjellë plagë të lokalizuara. Gjithashtu kini parasysh që në zorrën e trashë ndodhen shumë bakterie të mira të cilat kujdesen për tretjen e ushqimit, thithjen e vlerave nga ushqimet dhe mbrojtjen nga bakteriet e keqija. Pra larjet agresive dhe te shpeshta të anusit, mund të shkaktojën situata të pakendshme duke të lënë dhe të pa mbrojtur ndaj aktivitetit të stomakut dhe barkut. Ndonëse në shitje ka enema të gatshme ( pra më ujë të përgatitur) kini parasysh që preparatet e gatshme krijojnë më shumë thatësi dhe për shkak të arsyeve të lartëpermendura, krijojnë më shumë plagë, gjak, apo lëndime duke rritur mundësitë e marrjes se HIV apo infeksioneve seksuale.

Përfundimi

Këshilla që ju jap është që të dëgjoni trupin tuaj.  Ai e di se çfarë është më e mira për ju. Bashkë me këtë mos harroni që një higjenë rutinore e jashtme dhe një regjim ushqimor i shëndetshëm, janë faktorët kyç për një anus të pastër. Një mënyrë e mirë për të parë nëse jeni pastruar mirë, është ose përdorimi i një dildo me ngjyrë të çelët për të parë nëse ka mbejtje, por dhe ngjyra e ujit që rrjedh nga rektumi.  Nëse para dushit,  ajo pjesë është e pastër atëherë mund dhe të evitosh pastrimin e pjesës anale. Është e rëndësishem të dini që aksidentet ndodhin dhe që të gjithë bëjmë kakën. Pra, nëse e gjeni veten në ndonjë situatë të sikletshme, mos kini turp dhe mos bëni panik, është mëse normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat