Fqinja ime më kërkoi që të bëja seks me burrin e saj, por tani unë....

Seksi

Fqinja ime më kërkoi që të bëja seks me burrin e saj, por tani unë....

Nga: D.B. Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

E dëshpëruar se po i shkatërrohej martesa, një femër i ka kërkuar fqinjës së saj, që të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj. Një histori e komplikuar, pasi vajza mendonte se ndoshta do ta ndihmonte shoqen e saj, duke zbatuar idenë e saj të çmendur, por gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Kam shumë nevojë për ndihmën tënde, pasi unë dhe shoqja ime fqinje, jemi në telashe të mëdha. Ne jemi të dyja 25¬vjeçe, ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, por kohët e fundit ka pasur shumë probleme me të shoqin. Ai filloi ta tradhtonte, të rrinte deri vonë jashtë dhe të pinte alkool aq sa filloi edhe ta dhunonte.

Kur mamaja e fqinjes sime e mësoi këtë e denoncoi, por kur policia i vajti në shtëpinë e saj, ajo u tha se nuk kishin aspak probleme dhe i dëboi. Të gjithë këtë e bëri,pasi që ajo, nuk donte që të prishte familjen dhe të dëmtojë psikologjinë e fëmijëve të vegjël.

Prandaj ajo më kërkoi mua që të bëhesha dashnorja e të shoqit se ndoshta kështu do ta sillja në rrugën e duhur, dhe ai do ndalonte së dali dhe piri. Unë pranova dhe që atëherë kam bërë rregullisht seks me të, ndërkohë që ai nuk e di që kjo ishte ide e gruas së tij. Tani problemi qëndron se përveç gjithë kësaj historie, unë kam filluar të kem edhe ndjenja për burrin e fqinjës. Çfarë duhet të bëj në këtë situatë që jam?!”

Përgjigjja e Deidres:

“Ndaloje menjëherë këtë lidhje. Është e dëmshme për të gjithë ju. Ti duhet të gjesh një partner të denjë për ty, ndërsa shoqja jote duhet të ulet dhe të diskutojë shtruar me të shoqin për të zgjidhur problemet që kanë në çift.

Kjo ide ka qenë e gabuar që në fillim, por të paktën shkëputu sa je në kohë, sepse kjo lidhje nuk të qon askund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat