"E kapa shokun e ngushtë mbi gruan time, ndërsa tani dua që.."

Seksi

"E kapa shokun e ngushtë mbi gruan time, ndërsa tani dua që.."

Nga: Bota sot Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:19
Ilustrim

E dashura psikologe: Unë sapo kam mësuar se me shokun tim të ngushtë kam ndarë edhe gruan time.

Ne gjithmonë kemi pasur shumë gjëra të përbashkëta në jetën tonë, një dashuri për qiklizmin, netët e gjata nëpër bare dhe pushimet tona.

Gruaja ime është 38 vjeqare dhe unë jam 42, sikurse shoku im i ngushtë, i cili është beqar. Unë jam i shkatërruar dhe nuk e di se cila tradhti është më e keqe, e gruas time apo shokut të ngushtë.

Afera e tyre duket të jetë prej tri vitesh dhe unë e godas veten si nuk e kam kuptuar më parë.

Unë pashë makinën e tij afër një lokali bukurie. Pasi pashë makinën e tij, u afrova për ta përshëndetur dhe u trondita kur pashë se qëndronte mbi një grua dhe ajo ishte gruaja ime. U tërhoqa para se të më shihnin dhe shkova në shtëpi duke u dridhur.

Pasi i vendosa dy fëmijët në gjumë u përballa me të dhe reagimi i saj më qmendi plotësisht. Në vend që të pendohej ajo më bërtiti duke thënë se a jam e vetmja që kam afera këtu?

Duket se ai i ka treguar gruas time që unë isha i pabesë ndaj saj gjatë fundjavës. Ajo këmbënguli që këtë e kishte bërë për hakmarrje.

Gruaja ime dëshironte që ne t'i japim fund kësaj, por ai e kishte lutur të mos e bëntë.

Fatkeqësisht, ishte e vërtetë që unë isha tradhtar. Shkuam për të parë një ndejë seksi në fundjavë në Berlin. Unë u lidha me një grua seksi dhe u ktheva në vendin e saj. E kuptova qfarë kishte ndodhur kur u zgjova në shtratin e hotelin.

Por nuk e besova se shoku im i ngushtë nuk do ta mbante sekretin tim. Dua t'i falë të dy por nuk di nga të filloj.

Psikologia përgjigjet: Historia juaj është një nga ato situata kur askush nuk del mirë.

Pjesa më e trishtuar në gjithë këtë do të ishte nëse do të mungonte një komunikim i drejtëpërdrejtë në mes juve dhe gruas tuaj.

Por ka një lajm të mirë. Ju dhe gruaja juaj dëshironi të qëndroni së bashku duke punuar për të kaluar këtë tradht nga të dyja palët.

Sa për mikun tuaj do të isha shumë i kujdesshëm për ta lënë atë sërish në jetën tuaj. Ai jo vetëm që ju tradhtoi por edhe manipuloi dhe shantazhoi gruan tuaj duke pëfituar nga ajo./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat