Si kurrë më parë, NASA publikoi pamjet e uljes së anijes kozmike në Mars

Shkencë & Teknologji

Si kurrë më parë, NASA publikoi pamjet e uljes së anijes kozmike në Mars

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:06
Foto

Agjencia Amerikane e Hapësirës ka publikuar video pamje të paprecedentë të uljes së anijes kozmike, Perseverance në planetin e Marsit.

Rover u dërgua në Mars i zbukuruar me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes, raporton bbc.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike të inxhinierëve ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë më tej teknologjitë e përdorura që të vendosin sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.

Anija kozmike më e përparuar hyri javën e kaluar në atmosferën e Marsit dhe më pas u ul në mënyrë të sigurt në Liqenin Krater pas gati shtatë muajsh udhëtimi, duke filluar një kërkim për prova të jetës antike mikrobiologjike në Planetin e Kuq.

Ajo duhej të kryente një seri komplekse manovrash në mënyrë perfekte dhe të ngadalësohej kur zbriste për të shmangur rreziqet sipërfaqësore dhe të vendoste lehtë roverin në gjashtë rrotat e tij.

Inxhinierët e NASA-s, procesin e uljes në Mars të anijes kozmike me shaka i cilësuan si “shtatë minuta frike”. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat