Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve - Bota Sot
Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve

Shkodra

Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:24
Foto

Mes peshkatarëve po rritet gjithnjë e më shumë dëshpërimi ndërkohë që ndotja dhe peshkimi i paligjshëm kërcënojnë ekosistemin e liqenit të Shkodrës, më të madhit në Ballkan, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Dhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar liqenit të Shkodrës, një reportazh, ku sjell zërat e atyre që e njohin dhe duan atë.

“Arsyeja që nuk ka më peshk në liqen është peshkimi i paligjshëm, në forma të ndryshme..”, shprehet Ilir Neziri, peshkatar.

“Sot ne përballemi me faktin që sasia e peshkut në liqenin e shkodrës, është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme Liqeni i shkodrës tani kërcënohet nga faktorë të ndryshëm, të dukshëm, mes të cilëve edhe ndotja e ujit, që është një kërcënim real…ne po shohim një rritje të nitrogjenit në ujë….”, sqaron Djana Bejko, pedagoge biologjie.

“Moti i keq e bën liqenin të tejmbushet dhe më pas mbeturinat si plastika përfundojnë në detin Adriatik përmes lumit Buna”, tregon Idriz Kurtelajk, ish-peshkatar, ekspert i ambientit.

“Ky liqen, i pasur në biodiversitet, po degradohet dhe nëse nuk merren masa për mbrojtjen e tij nga ndotja, dhe problemet e tjera, ai do të vdesë”, deklaron Anila Xhemollari, inxhiniere kimike në universitetin e Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në të gjithë Evropën jugore dhe një nga më të vjetrit në botë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Perla e tij është padyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat