Skënder Brataj në shtëpinë e të infektuarës me Covid, dalin pamjet

Shqipëria

Skënder Brataj në shtëpinë e të infektuarës me Covid, dalin pamjet

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:54
E moshuara merr trajtim për koronavirus në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon si është një ditë pune për shërbimin e Urgjencës Kombëtare.

Në pamjet e publikuara shihet momenti i ngjarjes që nga komunikimi i parë me 127, për të vijuar me tej kontrollin mjekësor të pacientit të prekur me koronavirus.

Siç duket nga pamjet, me frymëmarrje disi të vështira e moshuara merr trajtim për koronavirus në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj.

Shefi i Urgjencës tha se që nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.  “Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë.  Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat