Vendosmëria për të votuar, rreth 63% të sigurt, Sejamini: Më shumë shanse për opozitën

Shqipëria

Vendosmëria për të votuar, rreth 63% të sigurt, Sejamini: Më shumë shanse për opozitën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:23
Rezultati i sondazhit të përpiluar nga kompania MRB

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, mbi 63% e të pyeturve nga sondazhi i MBR-së ka treguar se do të dilnin në zgjedhje dhe rreth 11% e nuk e kanë të sigurt. Kjo e dhënë është komentuar si shans për opozitën sipas gazetarit Neritan Sejamini.

Rezultati i sondazhit të përpiluar nga kompania MRB për emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania, u komentua nga Sejamini si një rezultat që mund të favorizojë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo me argumentimin se sa pas një qeverisje të keqe, sa më shumë votojnë, aq më shumë potenciale ka opozita të marrë vota.

Sejamini personalisht tha se përqindja e atyre që nuk e kanë të sigurt daljen në votime mund të jetë më e madhe, kjo me gjykimin se kjo natyrë është kryesisht e elektoratit gri, të pavendosurve.

“Sa më shumë pjesëmarrja në zgjedhje, më shumë shanse ka opozita, në fund të ditës loja bëhet te të pavendosurit,” – theksoi Sejamini duke parashikuar një fushatë të fortë të socialistëve për t’i marrë elektorat kryesisht Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Mendoj se numri i atyre [që nuk janë të sigurt se do të votojnë] është më i madh dhe kjo duhet të jetë strategjia kryesore në zgjedhje. Bindja e të pavendosurve. PS ka strategjinë t’i marrë vota elektoratit të LSI-së edhe fushata e saj është kundër LSI-së sepse në këtë mënyrë i merr edhe elektoratin opozitës,” – komentoi më tej Sejamini.

Analisti Mentor Nazarko vuri në diskutim ndikimet e sondazheve te vetë qëndrimet e elektoratit, duke nënkuptuar këtu një lidhje të mundshme të ndikimit të rezultateve të sondazhit me vendimin për të dalë apo jo në votim.

Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MBR tha se ndikimi është i pritshëm, por jo-lehtë i kalkulueshëm. Gjurmimi është e vetmja mënyrë sipas Mavrosit, për ta kuptuar ndikimin që mund të ketë, qoftë nga sondazhet, por edhe nga aktivitetet politike të partive.

Sipas rezultateve të sondazhit të parë, rreth 63.2% e të pyeturve e kanë “shumë të sigurt” daljen në votime, 25.4% “të sigurt” dhe pjesa tjetër prej diçka më shumë se 11% “nuk e kanë të sigurt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat