Moti i keq në Vlorë lë pa drita fshatrat e Orikumit

Shqipëria

Moti i keq në Vlorë lë pa drita fshatrat e Orikumit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Disa fshatra në Orikum të Vlorës  janë pa energji elektrike si pasojë e motit të përkeqësuar.

Situata është e theksuar në fshatrat Dukat i ri, Dukat i vjetër dhe Llogora.

Mësohet se shkak janë linjat e amortizuara ndërsa qyteza e Orikumit e ka më të përmirësuar situatën pas ndërtimit të nënstacionit të ri.

Punonjës të OSHEE-së kanë bërë të mundur lidhjen e energjisë në Orikum ndërsa mësohet se po punohet për riparimin e defekteve  në fshatrat e kësaj zone.

Ndërkohë problematika  është e ndjeshme si për banorë të zonës por dhe bizneset turistike të Llogorasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat