Benzi përplaset me kamionin në Tepelenë, plagoset rëndë shoferi 35 vjeçar

Shqipëria

Benzi përplaset me kamionin në Tepelenë, plagoset rëndë shoferi 35 vjeçar

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Memaliaj-Tepelenë, ku nj makinë është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve, mjeti tip “Benz” me drejtues L.M., 35 vjeç është përplasur me një kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i Benzit, i cili është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës.

“Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip  “Benz” me drejtues shtetasin L. M.,  rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat