Tabaku: Rama lehtëson oligarkët, jahtet blihen me zero taksë

Shqipëria

Tabaku: Rama lehtëson oligarkët, jahtet blihen me zero taksë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:06
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët deklaroi se gjysma e ekonomisë shqiptare sot është informale.

Tabaku theksoi se sistemi i Ramës ka qenë gjobëvënës dhe klientelist, duke shtuar se kryeministri takson më fort të varfërit dhe ata që punojnë ndershmërisht.

‘Sistemi i Ramës ka qenë gjobëvënëse dhe klientelist. Sot një mësues, një minator, një infermier blen ushqimet me TVSH. Kurse, jahtet blihen pa TVSH. Një sistem, ku shumë persona janë regjistruar persona fizikë, që nuk pagujnë taksa të larta.

Rama takson më fort atë që punon ndershëm. Taksat janë rritur 3 miliardë euro, që e paguajnë shqiptarët dhe bizneset. Plot 50 për qind sot është ekonomi informale. Taksa e Ramës takson të varfrit më shumë. Taksa e sheshtë do ketë efekte në ekonomi dhe për vlerësimin më në fund të shtresës që është gjobitur’, deklaroi Tabaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat