Presidenti Meta përkujton protestën e parë antikomuniste: E ardhmja evropiane e vendit e marrë peng

Shqipëria

Presidenti Meta përkujton protestën e parë antikomuniste: E ardhmja evropiane e vendit e marrë peng

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Duke përkujtuar 26 marsin, protestën e parë antikomuniste në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se ajo protestë është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare.

Meta thekson se kjo rini përballet me të keqen, ndërsa shton se protesta zemra e demokracisë.

Reagimi i plotë:

Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.

Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen evropianë të Shqipërisë.

Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat