Erion Braçe: Pritja e Bashës në Fier nuk ishte entuziaste

Shqipëria

Erion Braçe: Pritja e Bashës në Fier nuk ishte entuziaste

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:09
Erion Braçe

I ftuar në studion e “Ilva Now”, Erion Braçe e cilësoi si kriminale pritjen që i bënë dje Bashës në qytetin e Fierit.

“Pritja e Bashës dje ishte kriminale. Edhe unë e kam gjithë mundësinë që ta heq maskën dhe të komunikoj njerëzisht me ju por më duhet që të përcjell një mesazh tek ata njerëz atje”, u shpre zv. kryeministri i vendit.

Z. Braçe tha për mitingun e Bashës në Fier se është kriminal për shkak se Fieri përbën qarkun e dytë me numër më të lartë të infektuarish dhe të vdekurish nga COVID-19.

“Pritja e Bashës dje ishte kriminale sepse qarku i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës me numrin e të infektuarve dhe me numrin e të vdekurve”, tha z. Braçe.

Zv. kryeministri shtoi se entuziazmi me të cilin pritën kreun e PD-së në Fier, ishte entuziazëm i ndjekësve të PD-së dhe jo popullor.

“Nuk ishte entuziazëm popullor por i anëtarëve të PD-së që po shihnin për të disatën herë një karagjoz që nuk mban përgjegjësi as për jetët e atyre njerëzve”, shtoi z. Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat