Zgjedhjet/ Ervin Salianji në Korçë: 25 prilli është dita e shqiptarëve

Shqipëria

Zgjedhjet/ Ervin Salianji në Korçë: 25 prilli është dita e shqiptarëve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:57
Ervin Salianji

Kandidati për deputet në Korçëm, Ervin Salianji tha në një takim me banorë të lagjes 17 të Korçës se në 25 prill është dita kur të gjithë do marrin frymë lirisht dhe njerëzit do të çlirohen nga zgjedha e pushtetit të 8 viteve.

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës, ashtu siç e pashë edhe në lagjen 17.

E shoh dëshirën për të ndryshuar, në çdo takim, në çdo bisedë me të rinj, prindër, gjyshër, fermer, pensionist etj. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni.

Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t’ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Së bashku për ndryshimin. Votoni numrin 9, votoni për Partinë Demokratike, votoni për Shqipërinë”- tha Salianji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat