Përndiqte një të mitur, në pranga 34-vjeçari në Patos

Shqipëria

Përndiqte një të mitur, në pranga 34-vjeçari në Patos

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar në Patos pasi ka përndjekur një të mitur 17 vjeçe.

I arrestuari është N. K., 34 vjeç me banim në Patos.

Gjithashtu një tjetër person është arrestuar,  në Lushnje  G Q., 20 vjeç ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat