Pranoi ankimimin e LSI, KAS do të hapë 24 kuti votimi të Qarkut të Beratit

Shqipëria

Pranoi ankimimin e LSI, KAS do të hapë 24 kuti votimi të Qarkut të Beratit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrton materialet zgjedhore të Qarkut të Beratit.

KAS pranoi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe tanimë, ka kërkuar rinumërimin e 24 kutive votimi të Qarkut të Beratit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate.

Ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat