Aksident në Krujë, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Aksident në Krujë, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kameras të Krujës.

Policia njofton se një mjet ende i pa identifikuar, ka përplasur këmbësorin Bujar Metaj, e më pas, është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri ndodhet në spital, në gjendje kritike, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentin si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat