Alibeaj përplaset me Ahmetajn: Kur do shkosh në SPAK

Shqipëria

Alibeaj përplaset me Ahmetajn: Kur do shkosh në SPAK

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:00
Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i Pratisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është përplasur në Kuvend me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ky i fundit kërkoi që opozita të votojë për vettingun dhe më pas të flasë për varfërinë e shqiptarëve.

Ndërkaq, më tone të ashpra Alibeaj iu drejtua Ahmetajt duke i thënë se kur do të shkojë në SPAK për të dhënë llogari për 120 milion eurot e shpërndara nga rindërtimi për të blerë vota.

“Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh? Kur do shkosh në SPAK për 120 milion euro që vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave sikur ti kishe paratë e tua. Kjo është ajo që duhet të bësh ti. Kur ti të flasësh për drejtësi, ti dhe gjithë këta të tjerët atëherë tu kërkosh të gjithë shqiptarëve për të votuar për reformën në drejtësi. Kjo është drejtësia që duan shqiptarët pastaj eja këtu dhe dërdëllit. Kur do shkojë përpara SPAK ky dhe ai tjetri?” tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat