Nuk ishin testuar asnjëherë, dhjetëra gra bëjnë për herë të parë mamografinë

Shqipëria

Nuk ishin testuar asnjëherë, dhjetëra gra bëjnë për herë të parë mamografinë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:39
Foto

Dhjetëra grave në Lushnje për herë të parë u është dhënë mundësia të bëjnë mamografinë. Ato janë të moshave mbi 45 vjece dhe asnjëherë nuk ishin testuar.

Të gjitha shkuan sapo dëgjuan se në poliklinikën e qytetit do të vihet në punë kjo aparaturë dhe shërbimi është falas.

Pas 30 vitesh mungesë, çdo grua që dëshiron të kryejë mamografinë nuk do të sorollaten nëpër spitalet private apo shtetërore të rretheve të tjera për tu diagnostikuar rreth kancerit të gjirit.

Muaji tetor është muaji i sensibilizimit të femrave kundër kancerit të gjirit. Në Lushnje, statistikat flasin për një shifër të lartë të prekjes nga kjo sëmundje për shkak të diagnostikimit të vonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat