Ruanin parfum kontrabandë në bidona plastikë, arrestohet 31-vjeçari

Shqipëria

Ruanin parfum kontrabandë në bidona plastikë, arrestohet 31-vjeçari

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar me iniciale S.K. është arrestuar nga policia ndërkohë që e shoqja e tij është vënë nën hetim pasi në subjektin e tyre në rrugën “Bardhyl” janë gjetur 132 litra parfum dhe esencë parfumi kontrabandë, në bidona plastikë.

Policia bën me dije se për sasinë e parfumit të sekuestruar çifti që kishte në pronësi subjektin nuk dispononte fatura tatimore. Tashmë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale  “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat