Anulohen festimet në Vlorë, shkak: Moti i keq, reshjet dhe përmbytjet

Shqipëria

Anulohen festimet në Vlorë, shkak: Moti i keq, reshjet dhe përmbytjet

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Moti në vend nuk ka shpërblyer të gjithë ata që kishin menduar të festonin Ditë ne Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Reshjet që kanë përfshirë vendet ishin tejet të theksuar anë qytetin bregdetar, duke detyruar autoritetet vendore për të ndërruar programin për festimet.

Në veçanti, në sheshin Pavarësia ishte i parashikuar një koncert festiv, që u anulua për shkak të përmbytjes së një pjese të mirë të rrugëve përreth.

Si pasojë, pothuajse i gjithë qyteti është bllokuar. Aktualisht thuajse të pakalueshme janë aksi i njohur si “Albano e Romina”, lagja Pavarësia, aksi i Universitetit, bulevardi Vlorë-Skelë, pjesërisht edhe lagja 28 Nëntori dhe rrethrrotullimi i Skelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat