Reshje të shumta shiu në vend, Ahmetaj apel qytetarëve

Shqipëria

Reshje të shumta shiu në vend, Ahmetaj apel qytetarëve

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Arben Ahmetaj

Si shkak i situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në Vlorë por edhe në pjesën tjetër të vendit, k reaguar edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

Ai shkruan se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat