15 automjete të sekuestruara i bashkohen flotës së policisë shqiptare

Shqipëria

15 automjete të sekuestruara i bashkohen flotës së policisë shqiptare

Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot se 15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar, të sekuestruara gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, i janë shtuar flotës së automjeteve të policisë gjatë 5 muajve të fundit.

Njëri prej këtyre automjeteve i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të policisë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Ndërsa automjetet e tjera të sekuestruara u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi, ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale.

“Kjo dëshmon vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit, duke siguruar që çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme, pas konfiskimit, do të vendoset në përdorim të Policisë së Shtetit, në shërbim të qytetarëve, për më shumë rend dhe siguri”, ka theksuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat