SPAK kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Bllako, reagon Kuvendi

Shqipëria

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Bllako, reagon Kuvendi

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:50
Kuvendi

Pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, me dyshimin dyshimin se ka falsifikuar dokumente për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme  do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit.

Në këtë mbledhje do  shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Njoftimi i Kuvendit

Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat