Rama: Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

Shqipëria

Rama: Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada.

Duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Sipas Ramës kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

Postimi i Ramës:

SUPERLAJM😍

🇨🇦Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë 🇨🇦🤝🇦🇱

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet😊

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat