Policia shton kontrollet! Vihen në pranga dy shoferë të dehur, njërit prej tyre në momentin e arrestimit iu gjet në automjet…

Shqipëria

Policia shton kontrollet! Vihen në pranga dy shoferë të dehur, njërit prej tyre në momentin e arrestimit iu gjet në automjet…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Dy persona nga Tirana janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se njërit prej tyre, Ermir Shabanaj, 37 vjeç në momentin e ndalimit i është gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë.

Ndërkohë janë referuar materialet në prokurori për një tjetër person i cili është konstatuar duke transportuar me automjetin e tij tre emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

-Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat