Aksident i trefishtë në Lezhë, furgoni përfundon në parcelën anësh rrugës

Shqipëria

Aksident i trefishtë në Lezhë, furgoni përfundon në parcelën anësh rrugës

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:45
Foto nga aksidenti

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që u shënua këtë pasdite në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në fshatin Markatomaj, ndërkohë që ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përplasjen.

Në aksident janë përfshirë tre mjete. Siç duket nga pamjet, një mjet tip furgon, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në parcelën në anë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat