Ç’ndodh me çmimin e energjisë më 1 tetor? Deputetja e PD publikon njoftimin e ERE dhe ironizon

Shqipëria

Ç’ndodh me çmimin e energjisë më 1 tetor? Deputetja e PD publikon njoftimin e ERE dhe ironizon

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:45
Deputetja e PD, Flutura Açka

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për njoftimin e shpërndarë mbrëmjen e të premtes nga ERE, e cila pavarësisht njoftimit të kryeminsitrit se fasha nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor por do të shtyhet, ka publikuar cmimet e përditësuara për konsumatorët e energjisë elektrike mbi 800 kw/h.

“Mos u mërzisni nga kjo copë letër, ēshtë e rreme! Urdhëri i dytë anulon të parin. Zeusi nuk ha bar, do t’i bëj zap çapaçulët që tallen me shqiptarët”, shkruan Açka duke bërë ironi.

“Ç’bën Opozita në një kohë të tillë?”- ngre pyetjen Açka.

“Vazhdon të jetë Opozitë, do të thoshte Heminguej me humorin e tij në kohë lufte. Opozita është gati të bëjë pakt me djallin, dhe jo me opozitën. Ndërkohë i ftohti po mësyn klasat dhe shtëpitë me mure të hollë të shqiptarëve të zakonshëm”, përfundon deputetja.

Postimi i plotë i Flutura Açka

Ju kujtohet?

Njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Qeveria e bëri të vetën: bëri bordin që të kontrollojë çmimet. Pastaj e di bordi. Ndryshe ç’kuptim ka të bësh bord. Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi.

As për energjinë qeveria nuk ka faj. Ajo ka ERE-n, dhe ERE, siç edhe deklaron, i paska mbaruar punët. Kështu tërhiq-mos këput e ke më të lehtë me shqiptarët.

As për sulmet në cyber nuk ka faj qeveria. Ajo i ka dhënë paratë për sigurinë, ata të sigurisë tē mbajnë përgjegjësinë. Kështu kemi rast edhe për ca lekë të tjera.

As për patronazhistët nuk ka faj qeveria, thjesht ia dha të dhënat e shqiptarëve partisë. Partia e di se ç’ka bërë. Pse mërziten shqiptarët? Ata janë mësuar me kulturën që t’ua dijë partia sa lugë e pirunj kanë në shtëpi.

Mos u mërzisni nga kjo copë letër, ēshtë e rreme! Urdhëri i dytë anulon të parin. Zeusi nuk ha bar, do t’i bëj zap çapaçulët që tallen me shqiptarët.

Ç’bën Opozita në një kohë të tillë? Vazhdon të jetë Opozitë, do të thoshte Heminguej me humorin e tij në kohë lufte. Opozita është gati të bëjë pakt me djallin, dhe jo me opozitën. Ndërkohë i ftohti po mësyn klasat dhe shtëpitë me mure të hollë të shqiptarëve të zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat