​Mbledhja e qeverive Shqipëri Maqedoni, Rama: Do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Shqipëria

​Mbledhja e qeverive Shqipëri Maqedoni, Rama: Do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot në Shkup mbledhje të përbashkët.

Në këtë mbledhje kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski do të mbajnë fjalime zyrtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sot do të finalizojnë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare.

“Mirëmëngjesi dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri - Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat