Ilir Meta takim me qytetarët: Koha e shpërdorimit të taksave po përfundon

Shqipëria

Ilir Meta takim me qytetarët: Koha e shpërdorimit të taksave po përfundon

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:05
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar takimet me qytetarët përgjatë ditës së sotme. Meta shkruan se ishte kënaqësi të dëgjoje ata dhe të ndanin besimin se koha e shpërdorimit të taksave po përfundon.

Ai thekson se përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë.

“Kënaqësi të dëgjonim sot qytetarët dhe të ndanim besimin tonë të palëkundur se koha e shpërdorimit të taksave ndaj qytetarëve po përfundon.

Përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do na udhëheqin drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë!”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat