Ish-ministri Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Shqipëria

Ish-ministri Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:26
Ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat