Përfshihet nga flakët mobileria në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Shqipëria

Përfshihet nga flakët mobileria në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një mobileri në afërsi të Urës së Gjolës në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Zjarri ka rënë në ambientet e magazinës së mobilerisë rreth orës 14:30.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që flakët të neutralizohen.

Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat