Berisha: Lironi urgjentisht gazetarin! Na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Shqipëria

Berisha: Lironi urgjentisht gazetarin! Na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Më: 30 maj 2024 Në ora: 21:01
Sali Berisha

Në fjalën e tij, lideri i opozitës Sali Berisha ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit të ndaluar ditën e sotme, se gjoja shpërndante lajme të rreme.

‘Lirojeni urgjentisht gazetarin! na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?’, ka theksuar kryedemokrati në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e Berishës

Miqtë e mi, ky parlament duhet të pushojë së ekzistuari një minutë e më parë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Të dashur miq, sot si në kohërat më të zeza të diktaturës, u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ky është një akt i shëmtuar, kriminal.

Kjo është një goditje e rëndë e medieve dhe e lirisë së tyre.

Pa na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake news’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës.

Lirojeni urgjentisht gazetarin.

Nxirrni se çfarë lajmesh kanë përhapur ata për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kriminelët e tjerë me pushtet.

Çfarë kanë zbuluar ata që ju i quani ‘fake news’?

Është një akt i rëndë kundër medieve.

Paskan kryer krim kompjuterik! Po ka të tillë në botë? Po gazetarët për lajmin përdorin smartfonin që është në vetvete kompjuter dore i vogël, përdorin kompjuterin, dhe për këtë ju i ndëshkoni.

Pa na thoni pak se cilat janë ‘fake news’-et e tyre që ju guxuat t’i arrestoni në mesnatë si banditë?

Miqtë e mi, akte kriminale të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat