Një 45-vjeçari i janë vënë prangat nga Policia e Himarës pasi ka lejuar derdhjen e ujerave me përmbajtje të panjohur në det.
Ai është inxhinier në një kompani ndërtimi, që po kryente punime në zonën e Palasës.
Më 5 Prill ai ka lejuar derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur nga zona e punimeve ndërtimore.
Kjo ka shkaktuar kështu ndotje në gjirin e Dhralesë.