Zaptuan hapësirat publike në plazhin e Golemit, procedohen 3 persona

Shqipëria

Zaptuan hapësirat publike në plazhin e Golemit, procedohen 3 persona

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Policia ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Gjatë aksionit të policisë, është liruar një hapësirë në plazhin e Golemit, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar 100 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat