Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë të Fierit, regjistrohen tre të plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë të Fierit, regjistrohen tre të plagosur

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 20:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet ndodheshin katër persona, nga të cilët tre kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat