Aksident në Këlcyrë/ Përplasen dy automjete, pesë të lënduar

Shqipëria

Aksident në Këlcyrë/ Përplasen dy automjete, pesë të lënduar

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një 65 vjeçar, banues në Përmet është proceduar penalisht.

Kjo pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin ka përplasur një tjetër automjete me drejtues një  shtetas zviceran, rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat