Dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari në Vlorë

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një person është dhunuar brenda lokalit të tij në Llakatund të Vlorës mbrëmjen e së martës. Mësohet se shtetasi N.H rreth 70 vjeç është dhunuar sot nga një bashkëfshatar i tij i identifikuar me inicialet Sh.D rreth 40 vjeç.

Sipas të pranishmëve Sh.D ka hyrë në lokal, ka sharë e më pas qëlluar me grusht disa herë mbi 70-vjeçarin.

Për pasojë i moshuari ka pësuar disa fraktura, ndërsa 40-vjeçari pas kësaj është larguar.

Policia ka mbërritur në Llakatund e po kryen procedurat përkatëse. Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari ka qenë i dehur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat