Ramazan dhe Kreshmë në familjen nga Elbasani, bashkëjetesa fetare është forca e tyre

Shqipëria

Ramazan dhe Kreshmë në familjen nga Elbasani, bashkëjetesa fetare është forca e tyre

Më: 2 mars 2026 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Në familjen Koburja këtë muaj edhe agjërohet edhe kreshmohet, si një nga shumë familje të Elbasanit që përçon vlerat e një bashkëjetese të shkelqyer fetare.

Elvisi dhe Elca kujdesen të respektojnë besimin e njëri tjetrit dhe të krijojnë liri të plotë për ta praktikuar atë.

Edhe pse i duhet të gatuajë një shumëllojshmëri gatimesh, në këtë muaj të veçantë ku Ramazani dhe Kreshma u bashkuan, Elcës asgjë nuk i jep më shumë kënaqësi sesa respekti për besimin.

Çifti Koburja janë prindër të dy djemve të cilët mes besimeve të ndryshme të prindërve janë të lirë të besojnë e praktikojnë kë të duan. Ata shoqërojnë prindërit në kishë e xhami e ndjehen me fat që kremtojnë Bajram e Pashkë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat